Liderët e G7 u mblodhën dje në Alberta të Kanadasë për të folur për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me luftën në Lindjen e Mesme apo edhe tregtinë.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni publikoi një foto me presidentin Trump, teksa të dy ishin të ulur në një stol druri duke biseduar.
“Gjatë samitit të G7-ës pata një takim dypalësh me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Diskutuam për çështjet kryesore ndërkombëtare, me një fokus të veçantë në situatën në Iran dhe në Lindjen e Mesme. Gjithashtu trajtuam temën e marrëdhënieve ekonomike midis BE-së dhe SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit transatlantik”, shkruan Meloni.