Një person ka raportuar në Polici se deri sa ishte në veture me një person tjetër, dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Një plumb u ka goditur veturën por nuk kishte dëme në njerëz.
“Fushë Kosovë / 15.05.2024- 18:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturë me një person tjetër, i dyshuari mashkull kosovar nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre me ç’rast një plumb u ka goditur veturën, por pa lëndime në njerëz. Si provë materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e pistoletës, i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës