Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve.
Një rast i tillë ka ndodh sonte edhe në Obiliq. Sinjali mëson se një person ka shtënë me armë në një aheng.
Për rastin është njoftuar Policia, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihen detajet tjera të këtij rasti, pasi Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar.