Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në komunën e Lipjanit, transmeton Demos.
Policia në raportin 24 orësh bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 7.65mm.
“Lipjan 25.06.2025-23:05. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 7.65mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”, thuhet në raport,