Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person

    20/02/2023 12:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rastet e të shtënave me armë zjarri janë bërë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë përfundojnë me të plagosur e madje edhe tragjikisht.

    Përdorimi i armëve nëpër rrugë e hapësira publike po cenon kështu edhe sigurinë e qytetarëve. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë, në rrugën “Richard Holbrooke” në Prishtinë.

    Këtë herë i dyshuari dhe viktima ishin në komunikacion kur ndodhi incidenti, motivet e të cilit akoma nuk dihen.

    Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti është denoncuar nga viktima, i cili ka raportuar se një person e kishte ndalur teksa ishte me veturë dhe më pas ka shtënë me armë zjarri në ajër.

    Bazuar në dëshminë e tyre, mësohet se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) ka tentuar ta frikësojë viktimën, duke e nxjerrë armën, të cilën e shkrepi 1 herë, për motive akoma të panjohura.

    Posa rasti është denoncuar, një njësi policore ka intervenuar, ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë, që është sekuestruar nga Policia dhe janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

    Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohen rastet për dy vepra penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

    Artikuj të ngjashëm

    Dyshohet për shpërthimin e një bombole të gazit te ‘Qafa’ në Prishtinë, raportohet për të lënduar

    “O Xux, a je mirë” – Banori i Big Brother shihet në vendin e ngjarjes ku ndodhi plagosja e dyfishtë, dalin detaje të reja

    Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet deçanasi

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.