Dy persona kanë marrë plagë pas disa të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Në orën 19:30 në rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e stacion policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar autoambulanca”, ka thënë ai.
Pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes. /Gazeta Demos/