Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Të shtëna me armë drejt policëve në Kukës, reagon shefi i mbikëqyrjes së kufirit Kosovë-Shqipëri

    26/05/2023 13:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Sektorit për mbikëqyrjen e kufirit Kosovë-Shqipëri ka dhënë reagimin e tij lidhur me sulmin e armatosur të ndodhur sot në mëngjes mes forcave të policisë dhe një grupi trafikantësh emigrantësh, sirian dhe algjerian.

    Ndër të tjera ai ka deklaruar se ditën e djeshme rreth orës 23:00 kanë marrë informacion se në drejtim të territorit të Kosovës janë 6 ose 7 persona të armatosur.

    Pasi janë përballur me policinë dhe nuk kanë mundur të kalojnë drejt Kosovës, ata janë kthyer nga efektivët shqiptarë dhe i kanë qëlluar me armë.

    “Jemi udhëzuar që të organizojmë operacionin në terren. Në mesin e tyre ishte edhe personi kyç që është i njohur por s’mund të japim detaje. Personat e dyshuar kanë parë në policinë dhe kanë gjuajtur në vijën kufitare, distanca 50-100 metra. Kanë pasur gjuajtje nga armë të ndryshme. Kanë qenë grup i organizuar. Personi i shpallur në kërkim ka qenë i proceduar më parë nga policia shqiptare dhe kosovare, si dhe ka qenë i arrestuar.

    Personat që kanë qenë duke ardhur, në momentin e takimit vizual me policinë e Kosovës, janë kthyer nga policia shqiptare, ndaj të cilëve kanë gjuajtur. Në pamundësi për t’u futur në Kosovë e për t’u kthyer mbrapa kanë përdorur gjuajtjet për të shpëtuar. Në momentin e parë janë ndaluar 3 persona nga ana e policisë së Shqipërisë. 4 të tjerë ikën në pjesën e sipërme, në atë të vështirë malore, është krehur tereni në të dyja anët. Në pjesën e Shqipërisë kanë qenë të përfshira të gjitha njësitë. Më vonë nga policia shqiptare kemi marrë konfirmimin se janë arrestuar dhe 3 të tjerë. Ne nuk kemi gjuajtur. Vetëm ata kanë gjuajtur”, ka deklaruar ai.

    “Me fenomenin e trafikimit me emigrantë, gjatë viteve të fundit jemi ballafaquar me disa raste por jo të jetë gjuajtur ndaj nesh. Duke nisur nga viti i kaluar, përforcimi nga policia shqiptare dhe policia jonë kanë shkaktuar te kontrabanduesit një formë ngritje të rrezikshmërisë ndaj nesh. Kjo ka ndodhur vitin e kaluar por aty ishte diçka mes tyre, jo gjuajtje ndaj policisë. Është qëlluar ndaj nesh por fatmirësisht nuk ka të lënduar”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Ky është vendi në Shqipëri ku kosovarët po e preferojnë për pushime

    Pamje tmerri nga plazhi i Shëngjinit, kanalizimet derdhen ku lahen pushuesit

    Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja

    Të Fundit

    Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

    Dikush e harron armën në banjon e Aeroportit, e gjen pastruesja

    Forca të shtuara policore përreth Gjykatës në Lipjan – pas pak seanca nda policëve të dyshuar të vdekjen e Agon Zejnullahut

    Grushtshteti në Serbi, efekti domino në rajon!

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.