Mbrëmjen e së dilës që kemi lënë pas, në rrugën Gazmend Zajmi, ka pasur të shtëna armësh si pasojë e një zënke mes dy personash, shkruan GazetaDemos.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se shkrehja e armëve ka ardhur si pasojë e zënke mes dy personash, ku i dyshuari ka shkrehur armën dhe është larguar në drejtim të panjohur, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga policia.
“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 17.09.2023, 22:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti kishte shkrepur me armë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një telefon celular. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./GazetaDemos/