Shqiptari nga Peja me nënshtetësi norvegjeze, Artan Zymberi do të varroset të premten në orën 14:00 në Norvegji.
GazetaDemos merr vesh se i riu shqiptar që u vra në burgun e Serbisë do të varroset në Kishën Udland Gravlund në Haugesund.
Artan Zymberi vdiq në një burg në Serbi më 27 nëntor, ai ishte i martuar dhe ka lënë pas vetes dy fëmijë.
28 vjeçari po vuante një dënim prej mbi 3 vitesh burg për trafik droge.