Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Të premten, seanca e betimit për kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut

    17/05/2023 09:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Derisa është paralajmëruar për të premten se do të betohet kryetari i ri i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, në objektin e Komunës në veri të Mitrovicës, kryetarët e tre komunave tjera veriore të vendit, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ende nuk e dinë ku dhe kur do të organizohen seancat për betimin e tyre.

    Kryetarët e rinj kanë thënë se janë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe se po presin një përgjigje nga kjo Ministri rreth kësaj çështjeje.

    Lidhur me kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore të vendit ka folur edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se do të organizohet ceremoni e betimit në secilën komunë, duke mos precizuar data.

    Sipas tij, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, ka dërguar informacione në Ministri se të premten do të organizohet seanca për betimin e kryetarit.

    “Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka dërguar informacione në MAPL se të premten do të organizohet seanca për betimin e kryetarit dhe gjithçka do të jetë në proces të organizimit në mes Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut. Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, aty ku e kanë vendin asamblistët dhe kryetari i komunës”, ka thënë Krasniqi.

    Duke folur për betimin e kryetarëve të rinj në katër komunat veriore është deklaruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se ceremonia e betimit të kryetarëve të rinj shqiptarë nuk duhet të jetë arsye për tensione në atë pjesë.

    “Nuk ka asnjë arsye që të ketë tensione në veri. Unë ftoj të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në këto komuna që të mos bien pre e propagandës. Këta kryetarë do të jenë aty për të gjithë qytetarët pavarësisht etnisë së tyre dhe do të punojnë me institucionet qendrore. I ftoj që most ë zgjedhin dhunën dhe tensionet si mjet. Ne si institucione jemi këtu për të gjithë qytetarët, si për shqiptarët ashtu edhe për serbët dhe të gjitha komunitetet tjera jo shumicë. Duhet të punojmë së bashku që qytetarët të mbrohen nga strukturat ilegale të cilat po shkaktojnë dhunë dhe frikë. Institucionet e Kosovës janë aty për ti mbrojtur qytetarët dhe jo për ta bërë të kundërtën’, theksoi Osmani.

    Artikuj të ngjashëm

    Komuna e Mitrovicës së Veriut i ndan nga 300 euro për fëmijët që lindin këtë vit, dhe 500 për çiftet që kurorëzohen

    Largohen grilat përreth objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Atiq: Siguria është përmirësuar dukshëm

    Fëmijët në Mitrovicë të Veriut “bëhen” policë, bashkë me zyrtarët e PK-së këshillojnë shoferët

    Të Fundit

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.