Associated Press raporton se të paktën 240 persona u plagosën në sulmet me raketa iraniane që goditën Izraelin në mëngjesin e së enjtes.
Ministria e Shëndetësisë izraelite njoftoi se katër persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa shumica e të plagosurve kanë plagë të lehta.
Më shumë se 70 pacientë u dërguan në spitalin Soroka në qytetin jugor të Beershebës, ku një nga raketat shkaktoi një shpërthim të fortë, pothuajse menjëherë pas aktivizimit të sirenave të sulmit ajror.
Mjekët thanë se shpërthimi u dëgjua edhe nga dhomat e sigurta të spitalit, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve dhe stafit mjekësor.