Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Të miturit s’dënohen me mbi 10 vjet burgim”, ky është dënimi të cilin mund ta marrin dhunuesit e 11-vjeçares sipas Kocit

    30/08/2022 18:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Avokati Arianit Koci ka treguar në Frontal të T7 dënimet me të cilat mund të përballen pesë personat që dyshohet se e dhunuan një 11-vjeçare në Prishtinë.

    Tre prej të dyshuarve për dhunimin thuhet se janë nën 18 vjeç dhe për ta, Koci tha se sipas ligjit s’mund të ketë dënim mbi 10 vjet burgim.

    “I mituri në asnjë rast nuk mundet me u dënu mbi 10 vjet”, tha Koci.

    Avokati ritheksoi se pavarësisht rrethanave dhe veprave, një i mitur në Kosovë s’mund të dënohet me më shumë se 10 vjet burgim.

    “Madje nën moshën 14-vjeçare nuk ka fare përgjegjësi penale”, tha ai.

    Koci tha për dy nga të dyshuarit që janë mbi 18 vjeç, nëse vërtetohet vepra, parashikohet dënimi prej 15 vjet burgim minimum, deri në burgim të përjetshëm.

    “Te këta mbi 18 vjet, nëse vërtetohet, 15 vjet është minimumi deri në burgim të përjetshëm. Tash aty këqyren rrethanat konkrete”, tha Koci.

    Avokati theksoi se nga analiza e tij për rastin ka pasur shumë pikëpyetje, ndërsa përsëriti dyshimin e tij se edhe dikush tjetër është i përfshirë në këtë rast.

    “Unë e kam analizuar këtë rast. Kam shumë pikëpyetje. Besoj që këtu ka me dalë që edhe dikush tjetër ka përgjegjësi”, tha Koci.

    Artikuj të ngjashëm

    Koci paralajmëron protesta: Ne si qytetarë kemi të drejtë me funksionalizu Kuvendin

    Dështimi i 32-të – Avokati Koci: 45 deputetë munguan, mirë po na bëjnë

    Akuza e Serbisë ndaj Arbnor Spahiut, Koci: Në atë kohë, ai s’ka punuar fare në polici

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.