Të mërkurën janë administruar mbi 21 mijë vaksina anti-COVID në Kosovë

Të mërkurën janë administruar 21.541 vaksina antiCOVID në Kosovë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në total në Kosovë janë administruar 644.196 vaksina antiCOVID.

202.950 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës, ndërsa 202.269 me një dozë.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka filluar më 15 qershor.

Reklama