Sonte (e hënë) në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u dha premierë filmi “Në kuadër të dashurisë”, me protagonistë kryesor dy ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Në tapetin e kuq të përgatitur për premierën madhështore parakaluan yjet e filmit, ndërsa shumë fansa të tyre ishin mbledhur për t’i takuar dhe realizuar foto me ta.
Fituesi i BBVA 2 dhe aktori në rolin kryesor të filmit, Luizi erdhi i shoqëruar nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito.
Dyshja dukeshin plotë elegancë teksa shkëlqenin përkrah njëri-tjetrit, ndërsa u pritën me duartrokitje nga adhuruesit e tyre.
Për mbrëmje glamuroze, Kiara kishte përzgjedhur një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë dhe dekolte të hapur që kombinohej me një shall të gjatë të lidhur në qafë.
Ndërkohë, pranë saj tërë elegancë dukej edhe artisti shkodran, Ejlli i cili kishte veshur kostum grim të kombinuar me këmishë dhe atletet të bardha.