Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Të lidhur me zinxhirë, SHBA-ja nis deportimin e emigrantëve

    24/01/2025 16:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të lidhur nga duart me zinxhirë dhe në një avion ushtarak. Kështu ka nisur fushata agresive e presidentit amerikan, Donald Trump, për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm, që kanë kryer krime në Shtetet e Bashkuara ose në vendin e tyre të origjinës.

    “Siç premtoi, presidenti Donald Trump, po i dërgon një mesazh të fortë botës: kush hynë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara do të përballet me pasoja të rënda”, tha Shtëpia e Bardhë.

    Imazhi dramatik është publikuar në rrjete sociale në fakt nga vetë Shtëpia e Bardhë duke konfirmuar se fluturimet me dëbimet e emigrantëve kanë nisur tashmë. Bëhet me dije se autoritetet amerikane kanë arrestuar më shumë se 538 emigrantë, ku qindra prej tyre janë riatdhesuar tashmë përmes fluturimeve të mundësuara nga avionët e ushtrisë.

    Operacioni për dëbimin masiv nisi vetëm pak ditë pasi presidenti Trump firmosi një urdhër ekzekutiv për shpalljen e gjendjes së emergjencës në kufirin me Meksikën dhe kërkoi plane konkrete për të luftuar ata që i quajti “emigrantë kriminelë”.

    Gjithashtu ka urdhëruar dërgimin e deri në 10 mijë trupave ushtarake për të mbrojtur kufirin jugor nga ajo që e konsideron “një pushtim nga refugjatët”. Media Fox News, raporton se agjencia federale për kufirin dhe emigracionin në SHBA, ka kryer arrestime të ndryshme të profilit të lartë, veçanërisht në zonën e Bostonit.

    Artikuj të ngjashëm

    4,5 trilionë dollarë, Dhoma e Përfaqësuesve miraton ‘Projektligjin e Madh dhe të Bukur’ të Trump

    Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

    Trump përuron burgun e rrethuar nga aligatorët: Për të shpëtuar vraponi zigzag

    Të Fundit

    S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.