Protesta e radhës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, do të zhvillohet të hënën e 8 gushtit te godina para Kryeministrisë.
Lajmin e bëri të ditur avokati dhe aktivisti, Altin Goxhaj teksa po mbante fjalën e tij gjatë mbylljes së protestës së sotme.
Goxhaj u shpreh se nuk ka qenë ai organizatori i protestës, por se ka kontribuar në krijimin e një prej posterave që u përdorën sot.
Protesta nisi fillimisht në orën 19:00 para godinës së Ministrisë së Mbrojtjes. Më pas, protestuesit u zhvendosën para Kryeministrisë ku ndezën qirinj për 7-vjeçaren.
Protesta u përmbyll pasi protestuesit marshuan drejt Presidencës, pasi kërkuan reagim edhe nga presidenti Bajram Begaj.