Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Të gjithë i kanë thënë Shkëlzenit ‘çoban i ushtarëve’”, Daut Haradinaj flet për të bëmat e vëllait të tij

    29/01/2023 13:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të rralla janë rastet kur vëllezërit Haradinaj flasin për vëllezërit e tyre që tani janë dëshmorët e UÇK-së, pasi siç thonë edhe vetë ata çdo fjalë është e tepërt për veprimtarinë e tyre dhe aktivitetin ushtarak gjatë kohës së luftës.

    Për njërin nga ta, ka folur Daut Haradinaj i cili në emisionin “n’Demos”, ka treguar lidhjet e tij me disa nga krerët e luftës të kohës, ndërsa rol të madh ka luajtur edhe në pajtimin e familjeve shqiptare.

    “Shkëlzeni ka qenë burrë i urtë dhe shumë i dashur, ai na ka ndihmuar që me pas ndikim në atë pjesë të Kosovës në kohën kur ka qenë shumë zor që të tjerët me të besu, Shkëlzeni tri-katër herë i ka dërgu Hashimin, Kadrinë e të tjerët në Shqipëri e i ka kthy, ai t’i ka hap dyertë, të gjithë i kanë thënë Shkelzenit si çoban i ushtarëve, ai asnjëherë s’ka shkuar me fjet para se me i shiku ushtarët, a kanë hangër a kanë pi e kështu me radhë. Neve na ka dëmtu shumë rënia e tij, edhe pas luftës, ai nuk ka leju me pas dallime e divergjenca mes shqiptarëve, ai kur ka dëgju se dy familje janë përplasur, ai i ka hyp kerrit e ka shku i ka pajtu”, ka deklaruar ai, shkruan GazetaDemos.

    Këshillat e urdhërat e tij kanë qenë vendimtare për rrjedhën e luftës.

    “Ka qenë meritë direkte e Shkëlzenit se pse ne nuk kemi ndërhyrë pas rënies së Adrianit, ai na ka ndaluar edhe paraqitjen publike në Gjocaj, aty kemi pasur bisedë edhe me Adem Demaçin, mirëpo kur filloi në Llaushë e në Drenicë lufta, unë u thash se po shkoj atje, prandaj edhe kam rastisur aty kur ndodhi paraqitja e parë publike e UÇK-së në skenë, madje ne nuk kemi lënë stacion të policisë pa e sulmuar me 26 e 27 si mbështetje për Drenicën, edhe Mujë Krasniqi e kishte sulmuar stacionin në Kievë, kështu ishin marrëveshjet”, ka thënë ai.

    Emisioni i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj për xhipat e Kurtit: Si në kohën e egër kur vinin zyrtarët e Jugosllavisë

    Haradinaj: Nëse do t’i kishte opozita votat, kryeparlamentari do të zgjidhej

    Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.