Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Të Gjelbrit e Gjermanisë i frikësohen tentativave destabilizuese hibride ruse në Kosovë

    07/06/2024 14:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Grupi Parlamentar i Të Gjelbërve në Bundestagun gjerman ka kërkuar vazhdimin e kontributit të Bundeswehrit në KFOR.

    Kjo pasi, sipas tyre, ka rrezik për një rritje të tentativave destabilizuese hibride të Rusisë në Kosovë.

    Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të këtij grupi, thuhet se misioni i Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) ka dhënë një kontribut kyç për stabilizimin e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht për sigurinë e të gjithë rajonit tash e 25 vjet.

    Megjithatë, ata thonë se pavarësisht situatës relativisht stabile të sigurisë në Republikën e Kosovës, “ka pasur përplasje të dhunshme të përsëritura në zonën kufitare veriore me Serbinë që nga fundi i vitit 2022”.

    “Përveç këtij potenciali për tension dhe konflikt, ekziston frika e rritjes së tentativave destabilizuese hibride ruse në vazhdën e luftës së agresionit rus kundër Ukrainës. Si një spirancë qendrore e stabilitetit, prania e KFOR-it është vendimtare për sigurinë e të gjithë rajonit. Nëpërmjet vendosjes së tyre në kuadër të KFOR-it, ushtarët gjermanë japin një kontribut të rëndësishëm për stabilizimin dhe ruajtjen e paqes në Kosovë. Prandaj ne mbështesim edhe një herë zgjatjen e mandatit të Bundeswehr-it”, thuhet në deklaratën e tyre.

    Ndër të tjera, ky grup parlamentar ka kërkuar edhe integrimin euroatlantik të Kosovës dhe të vendeve tjera të rajonit.

    “Në marrëveshjen e koalicionit, ne e kemi bërë tashmë të qartë, së bashku me SPD dhe FDP, se ne si grup parlamentar i Të Gjelbërve në Bundestag duam t’i kushtojmë më shumë vëmendje rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo përfshin një perspektivë të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Përveç kësaj, shoqëria civile duhet të mbështetet dhe BE-ja duhet të tregojë besueshmëri në mbajtjen e premtimeve të dhëna nëse vendet ndërmarrin hapat e duhur të reformës”, thonë Të Gjelbrit e Gjermanisë.

    Më tej vihet theksi edhe te marrëveshja bazike dhe aneksin zbatues të nismës franko-gjermane të dakorduara në fillim të vitit 2023, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

    “Ky shihet si një hap qendror i ndërmjetëm në normalizimin e marrëdhënieve”, thonë Të Gjelbrit, teksa shtojnë se si BE-ja ashtu edhe NATO-ja janë të angazhuar fuqishëm në rajon për të forcuar sundimin e ligjit, për të promovuar stabilitetin dhe për të ruajtur paqen në fqinjësinë tonë juglindore. 

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.