Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Të fala nga Beogradi, patëm urdhër të të likuidojmë”, grabitje e armatosur në veri të vendit

    21/07/2022 12:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një grabitje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Krajkovë të Leposaviqit në veri të vendit, ku nën kërcënimin e armës, persona të panjohur kanë marrë mall nga një 28-vjeçar kosovar.

    Bëhet fjalë për grabitjen e rreth 30 pakove me cigare të llojeve të ndryshme, vlera e të cilave kap shifrën e rreth 23 mijë eurove.

    Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se 28-vjeçari kishte bërë marrëveshje për shitblerjen e cigareve përmes telefonit me një person i cili i ishte prezantuar me emrin ‘Dragan‘ dhe kishte thënë se është nga Pozharevci dhe ato i duhen për kompaninë të cilën ka pretenduar se e ka të regjistruar në pjesën jugore të Mitrovicës.

    Po gjithçka ka ndryshuar momentin që personat në fjalë janë takuar personalisht, ku me të ngarkuar mallin në automjetin me të cilin kishte ardhur që ta marrë ‘Dragani’, ky i fundit i është afruar  me armë, duke i thënë se “ke përshëndetje nga dikush nga Beogradi, që ka urdhëruar me të likuidu, por unë s’po e bëj po veç po i marr cigaret”.

    Me të përfunduar ‘punë’, i dyshuari bashkë me një person tjetër në moshë të re, është larguar me kamionetën e cila nuk kishte targa regjistrimi.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, por që personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar.

    Ndërkohë me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Grabitje’.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinë: Grabitet një shumë parash nën kërcënimin e elektroshokut

    Shokë nga burgu: Si e bënë planin të akuzuarit për grabitjen në Suharekë?

    Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

    Të Fundit

    Aksident në hyrje të Fushë Kosovës, s’dihet për të lënduar – krijohen kolona të gjata – Policia në vendngjarje

    Tentoni të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet i riu nga Kosova

    Dogana ndalon tentim kontrabande në Vërmicë – Kapen mallra të padeklaruara me vlerë 1,800 €

    Gruaja e ish-policit që po mbahet në burg në Serbi kërkon ndihmë: Shteti ma ka kthyer shpinën

    Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan pasi u arrestua, raportohet se IPK-ja ka nis rast dhe janë angazhuar shumë hetues

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.