Lajme

“Të fala kriminelëve” – Deliu flet për mesazhin që thotë se ia kishte dërguar bashkëshorti i Albulena Haxhiut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka rikujtuar publikisht një mesazh ofendues që, sipas saj, ia kishte dërguar bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në emisionin “Kosova Live” në T7, Deliu shfaqi sërish mesazhin ku ai e quan “plastikë” dhe i përcjell “të fala kriminelëve”-duke theksuar se ky është një shembull i gjuhës fyese që, sipas saj, vjen nga rrethi më i afërt i ministres.

Tdhe pse mesazhi është dërguar para disa vitesh, Deliu akuzoi Haxhiun për mosreagim dhe heshtje të vazhdueshme përballë gjuhës denigruese që, siç tha ajo, godet veçanërisht gratë në politikë.

Back to top button