Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Të dyshuarit për drogë nuk mund të ekstradohen në Kosovë

    16/08/2023 20:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ekstradimi i dy shtetasve kosovarë të dyshuar për trafikim droge, nga Shqipëria në Kosovë, nuk ka bazë ligjore të ndodhë. Kështu janë shprehur nga Ministria e Drejtësisë, sipas së cilës ekstradimi mund të bëhet atëherë kur këta persona janë në kërkim të autoriteteve kosovare.

    Dy shtetas kosovarë të dyshuar për trafikim droge, ndodhen që nga e marta në paraburgim në Tiranë.

    Kosova dhe Shqipëria kanë marrëveshje dypalëshe ekstradimi në fuqi, por një proces i tillë për këta dy të dyshuar nuk pritet të ndodhë.

    Kjo pasi, sipas Ministrisë së Drejtësisë, ekstradimi nuk ka bazë ligjore të ndodhë meqë të njëjtët nuk janë në kërkim nga organet gjyqësore të Kosovës.

    “Një person i kërkuar nga organet gjyqësore të Republikës së Kosovës mund të ekstradohet nga një shtet tjetër për qëllim të zhvillimit të procedurës penale ose për ekzekutimin e dënimit në Republikën e Kosovës. Meqenëse personat në fjalë nuk janë të kërkuar nga organet gjyqësore të Republikës së Kosovës, nuk ka bazë ligjore të kërkohet ekstradimi dhe nuk pritet ekstradimi i tyre për arsyet e sipërcituara, pra sepse nuk janë të kërkuar nga organet gjyqësore të Republikës së Kosovës”, thuhet nga MD.

    Një fakt tjetër që pamundëson ekstradimin, sipas avokates Fehmije Gashi Bytyqi është se vepra për të cilën shtetasit kosovarë dyshohen është kryer në Shqipëri.

    Njëri prej të arrestuarve, Besnik Mujeci ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje deri dje kur kjo parti e përjashtoi nga të gjitha strukturat e saj.

    Përmes linjës së autobusëve Prishtinë-Tiranë, dyshohet se u transportuan mbi 11 mijë doza ekstazi, në vlerë 400 mijë euro, e cila më pas përmes makinave më qira, depërtohej në zonat bregdetare.

    Artikuj të ngjashëm

    Komsioni Europian: Kemi nisur heqjen e masave, hapat tjerë varen nga deeskalimi i qëndrueshëm në Veri

    Ambasadori francez: Kosova ka nevojë për institucione funksionale

    KOSOVA fiton bindshëm ndaj Islandës

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.