Të dielën bllokohet rruga Vushtrri-Skenderaj, protestojnë banorët e katër fshatrave

Banorët e katër fshatrave kanë vendosur që të dielën e 22 gushtit ta bllokojnë magjistralen Vushtrri-Skenderaj, në shenjë proteste për moskompensimin për pronat e tyre, të cilat janë marrë në ndërtim të kësaj rruge.

Sipas këshillit organizativ të katër fshatrave, kjo rrugë ishte ndërtuar në vitin 2008 në prona private dhe asnjëherë nuk janë kompensuar. Ata thonë se tash e sa vite iu kanë drejtuar ministrive por janë anashkaluar.

Protesta e banorëve të fshatrave Novolan, Bruznik, Dubovc dhe Beqiq, do të jetë paqësore dhe do të nis nga ora 11:00, në fshatin Dubovc, në vendin e quajtur te lagjja e “manoveve”. 

Reklama