Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Të dhënat e EUROSTAT: Shqiptarët punojnë një ditë më shumë se evropianët

    01/05/2024 19:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave të kombinuara me ato të INSTAT-it, shqiptarët punojnë 6 orë më shumë në një javë krahasuar me evropianët, ose 1 ditë pune më tepër sesa në vendet e BE-së.

    Erion Muça, ekspert për punësimin thotë: Bazuar në këtë raport shqiptarët punojnë rreth 43.7 orë në një javë. Më pas renditet Serbia dhe në vend të tretë një vend i BE-së, që është Greqia. Ende sot një shqiptar punon shumë dhe puna e tij shikohet puna e tij orët e gjata si e vetmja mënyrë për të prodhuar rezultate, apo që biznesi apo ndërmarrja të arrijnë një sukses të caktuar. Me përjashtim të rasteve që këtë mesatare e ngrenë sektorë të tillë se prodhimi dhe ndërtimi ku punonjësit punojnë më shumë orë, ndërsa më pak punon Administrata Publike më rreth 38.8 orë në javë.

    Gratë në Shqipëri punojnë rreth një ditë më shumë në javë sesa europianet që është një sforco shtesë sidomos kur kanë nevojë të kujdesen për familjen, fëmijët. Ato bëjnë një punë shtesë që ende në Shqipëri mbetet e papaguar.

    Kohët janë të tilla që punëtori është shumë i rëndësishëm, ndaj punëdhënësit duhet të respektojnë 100% kontratën e punës, të paguajnë orët shtesë, të rrisin pagat, të japin shpërblime dhe bonuse që punonjësit të jenë sa më rezultativ.

    “1 Maji duhet të jetë protestë dhe jo festë populli duhet të ngihet në protesta pasi e kanë vjedhur dhe sakatuar një grusht njerëzish duke e çuar vendin në pikiatë”, thotë një qytetar. /tch

    Artikuj të ngjashëm

    Prokuroria e Prishtinës inspekton vendpunimet ku s’kishte siguri për punëtorët

    Zeqiri: Punëtorët kosovarë po ikin nga vendi i tyre për shkak se askush nuk garanton as punë, as mbrojtje ligjore

    Sigurimi fizik i QKUK-së hyjnë në grevë, kjo është arsyeja

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.