Vështrim
TË DHËNA INTERESANTE NDËR DISA BREZA, PËR NJË FAMILJE EMBLEMATIKE NGA KUKI I OPOJËS
Lola Shehi: “Rrugëtim me familjen Osmani nga Kuki”, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni, Sharr, 2020
Gjatë një veprimtarie kulturore me ambasadorët e paqes, qëkishte bërë poetja, prozatorja dhe veprimtarja Lola Shehi nëVjenë, ku kishte marrë pjesë së bashku me shumë kolegë tësaj, në Vjenë, ishte takuar edhe me veprimtarë të ndryshëm nga Kosova, në mesin e të cilëve kishte qenë edhe GaripOsmani, punonjës në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.
Sjelljet e Garip Osmanit, i kishin bërë përshtypje të gjithë kolegëve të Lola Shehit, e natyrisht edhe vet kësaj. Nga kureshtja Lola kishte pyetur disa nga veprimtarët e Kosovëspër Garipin. Dhe natyrisht ishte befasuar me ato që kishte dëgjuar për të dhe familjen e tij. Kështu, përpos lidhjes së kontakteve me disa nga këta veprimtarë, kjo e kishte bërë kurioze Lola Shehin, që të interesohej për të shkruar këtë monografi kushtuar kësaj familjeje emblematike, e me theks të veçantë për vëllain e Garipit, veprimtarin të njohur të trevës së Opojës, Naip Osmani.
Emri i Lola Shehit është i njohur në letrat shqipe, si poete dhe prozatore, që me shkrimet e saj, ka ngjallë kërshërinë e lexuesve dhe studiuesve të ndryshëm. Por, Lola Shehi ështëmarrë edhe me monografi dokumentare, përmes të cilave, ka bërë ndriçimin e ngjarjeve dhe fakteve historike të periudhave të ndryshme.
Një ndër këto monografi është edhe libri “Rrugëtim me familjen Osmani nga Kuki”. Ky libër, është interesant, si për shkak të personazheve për të cilat flet në të, po ashtu edhe për shkak të periudhave të ndryshme historike, që përfshinëveprimtarinë e këtyre personazheve.
Që në fillim të librit, përkatësisht në kapitullin e parë, autorja sqaron se nga familja Osmani e fshatit Kuk të Opojës, ështëedhe e shoqja, pra gruaja, e Ymer Prizrenit, i cili ishte Kryetari i Lidhjes së Prizrenit, si dhe Kryeministri i parë i Shqipërisë Etnike. Ishte kjo pra, Fatimja e familjes Osmani, e cila si trashëgimtare me Ymer Prizrenin, e lanë vajzën e tyre të vetme, Ajshen. Në këtë libër sqarohet se nga fundi i prillit ose në fillim të majit të vitit 1881, Dervish Pasha e internoi familjen e Ymer Prizrenit në “Maincë” në (Anadoll), ashtu sikurse edhe bashkëveprimtarin e Ymer Prizrenit, Shuaip AgëSpahiun që e internoi me tërë familjen e tij në Vilajetin e Adanës, në qytetin Nibs në Anadoll. Sipas të dhënave të këtij libri tregohet se një dokument i përpiluar në ditën e 13 tëmuajit Ramazan të vitit 1307 (1889) del emri Fatime i gruas së Ymer Prizrenit dhe emri i trashëgimtares së vetme e së bijës – Ajshe, dhe rrugëtimin e internimit fillimisht në Selanik e pastaj në Izmir…, si dhe për kthimin e tyre në atdhe. Gjithashtu në këtë dokument ka dëshmi për kthimin e njëpjese të pasurisë së patundshme të Ymer Prizrenit për gruan dhe bijën e tij të konfiskuar nga Dervish Pasha më 1881. Pas nja 7 viteve të internimit, gjithsesi pas vdekjes së Haxhi YmerPrizrenit, dhe proklamimit të një amnistie të gjerë politike, Fatimja (gruaja e Ymer Prizrenit) dhe Ajshja (vajza e YmerPrizrenit), kthehen në Prizren.
Në këtë libër flitet edhe për pjesëtarin e familjes Osmani e qëemrin e kishte Osman, i cili ka jetuar rreth vitit 1900, duke sjellë kështu edhe të dhëna interesante, rreth luftimeve qëkishte bërë Osmani, ndaj elementeve keqbërës të kohës. Prandaj edhe i është kënduar kënga në popull si:
“Osman Kuki
Sa mirë po qet
Me një të shtime
Nga tre po i vret”
Më tej, autorja në këtë libër, paraqet veprimtarinë edhe tëpasardhësve të Osman Kukit, pastaj nipave të tij, Sinanit dhe Ramadanit, të cilët pas periudhës së Luftës së Dytë Botërore ishin halë në sy të organeve të ndjekjes, e ku Sinan Osmani nëvitin 1963 për motive politike burgoset. Në vijim, tregohet edhe veprimtaria e djemve të Sinan Osmanit: Sherafidinit, Mestanit, Fejazit, Xhevatit, Neharit dhe Hanefiut, duke sjellëtë dhëna konkrete rreth veprimtarisë së tyre të cilët kishin marrë pjesë në veprimtari të ndryshme kombëtare, deri nëluftën e UÇK-së. Po ashtu, në këtë libër përmendet edhe veprimtaria e djemve të Ramadanit: Naipit, Garipit e Hebipitduke sjellë të dhëna gjithashtu rreth veprimtarisë së tyre.
Me theks të veçantë, në këtë libër bëhet fjalë për personazhin kryesor, Naip Osmanin, për të cilin sjellë të dhëna të shumta rreth veprimtarisë së tij legale dhe ilegale. Naipi ishte veprimtarë i dalluar i çështjes kombëtare, që kishte vënë lidhje me veprimtarë të çështjes kombëtare qoftë në nivel të trevës së Opojës, pra të komunës së Dragashit, qoftë edhe jashtëkomunës, si në territorin e Prizrenit, Tetovës e më gjerë.
Gjithashtu, të dhëna interesante autorja Lola Shehi, sjellë edhe për veprimtarinë e veprimtarit të dalluar nga kjo familje,Garip Osmani, i cili me veprimtarinë e vet, gjithashtu u bë i njohur jo vetëm në komunën e Dragashit, por edhe jashtë saj,si në Prizren, Tetovë, Kukës, etj.
Janë interesante gjithashtu edhe rrëfimet e veprimtarëve dr. Xhevat Hasani, Xhevat Xhemajli, Ismet Lecaj etj., për veprimtarinë e Naip Osmanit, Garip Osmanit etj.
Të rralla janë librat, që brenda vetës përmbajnë veprimtarinë e disa brezave. Prandaj edhe një nga sfidat e autores Lola Shehi,ishte periodizimi si dhe mbledhja e dokumentimi i fakteve tëshumta rreth veprimtarisë së personazheve të shumtë të kësaj familjeje, gjatë periudhave të ndryshme historike.
Megjithatë, falë këmbëngulësisë së autores, si dhe gatishmërisë të personazheve të gjallë si Sinan Osmani, GaripOsmani, Sherafedin Osmani, Bekim Hasipi, duke biseduar e mbledhur të dhëna nga këta, autorja ka mbledhur të dhëna tërëndësishme edhe nga bashkëveprimtarë dhe veprimtarë të ndryshëm të këtyre periudhave, me ç’rast mund të themi lirisht, se ia ka arritur që në masë të konsiderueshme ta ndriçoj veprimtarinë dhe të kaluarën e lavdishme të pjesëtarëve të kësaj familjeje, që padyshim bën pjesë ndër familjet emblematike jo vetëm në trevën e Opojës.
Redaktor i librit është Bedri Halimi; recenzent – Gëzim Ajgeraj; lektor – Ismet Lecaj; korrektore – Elisa Konomi; faqosjen dhe dizajnin e kopertinës – Adil Beqaj. Libri ka 222 faqe dhe është i pajisur me faksimile të shumta të dokumenteve të ndryshme si dhe fotografi në kolor, që padyshim librin e bëjnë edhe më funksional.