Ukraina ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme pasi e sheh veten nga të gjitha anët të rrethuar nga ushtria ruse. Presidenti Vladimir Putin, urdhëroi mësymjen ushtarake në orën 5:55 sipas saj lokale, që u pasuan më pas me sulme të njëpasnjëshme nga forcat ajrore dhe tokësore.
The Guardian ka publikuar ne Instagram dy komente pikante nga me te parat qe qytetaret kane postuar ne Twitter.
“Djali im është pothuajse 6 vjeç. Vendi i lindjes së nënës së tij bombardon vendlindjen e babait të tij”, shkruan një ish- reporter nga Ukraina qe jeton ne Moske.
“Baza jonë në Kiev tani po mbushet me familje me fëmijë të vegjël. Fëmijët mbajnë në duar libra për t’u ngjyrosur. Të copëton zemrën…”, shkruan gazetari i The Guardian.
Vlen të përmendet se kjo situatë po monitorohet me kujdes nga fuqitë perëndimorë, ku janë mbledhur edhe liderët e G7. Ata janë të mendimit se sulmi rus në Ukrainë mund të ndezë luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945, e për këtë arsye kanë paralajmëruar sanksione shumë të rënda.