Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Të ardhura të pamjaftueshme-Më shumë se gjysma e kosovarëve nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet mujore

    05/01/2023 11:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pothuajse 57 përqind e punonjësve kosovarë hasin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre mujore, ku Kosova rendita e dyta pas Shqipërisë me përqindjen më të lartë në Evropë, sipas një studimi të Komisionit Evropian.

    Gjetjet u publikuan në një raport të fundit mbi kushtet e punës dhe implikimet e ardhshme. Anketa kryhet një herë në pesë vjet përmes anketave të 70 mijë punëtorëve në 36 vende evropiane.

    Këtu përfshihen shtetet anëtare të BE-së, plus Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Zvicra, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

    Pas Shqipërisë renditen vendet e tjera të Ballkanit, por ato ende kanë një rezultat dukshëm të ndryshëm nga Shqipëria.

    Vendi i dytë ku punonjësit raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre mujore është Kosova, me 57% të të punësuarve, e ndjekur nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në afërsisht të njëjtat nivele dhe Bosnje-Hercegovina me 54%.

    Sondazhi u kërkoi të anketuarve të vlerësonin aftësinë e familjes së tyre për të përballuar jetesën, duke marrë parasysh të ardhurat totale mujore nga burime të ndryshme në një shkallë prej gjashtë pikësh nga “shumë e lehtë” në “me shumë vështirësi”.

    Dallimet varionin shumë në vende të ndryshme për sa i përket përqindjes së punëtorëve që luftonin për të përballuar jetesën, duke filluar nga 5% në Danimarkë në 69% në Shqipëri. Bullgaria ishte shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të lartë të punëtorëve në vështirësi ekonomike, me 42% që e kishin të vështirë të përballonin jetesën.

    Punonjësit shqiptarë mund të kenë orët më të gjata të punës në Evropë, por rezulton që kanë shpejtësi më të ulët në kryerjen e detyrave të tyre dhe nuk ndodhen nën presionin e afateve.

    Artikuj të ngjashëm

    Pas Malit të Zi, presidenti i Këshillit Evropian arrin në Kosovë

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot

    Kontrabandë me mallra, ndalohet një person në brezin kufitar Kosovë – Serbi

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.