Të akuzuarit për sulmin ndaj zyrave të KQZ-se dhe terrorizëm, sot dalin përsëri para trupit gjykues, shkruan GazetaDemos.
Të akuzuar në këtë rast janë Millun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, dhe ish-policët Aleksandar Vllajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq.
Kujtojmë se më 6 dhjetor 2022, Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq ora 14:39, kishin kryer sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së, duke hedhur granata dore dhe shok bomba, duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme materiale dhe duke u rrezikuar jeta zyrtarëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe zyrtarëve policorë.