Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Të akuzuarit për dhunimin seksual të një viktime shqiptare gjatë luftës dënohen me nga 15 vite burgim në mungesë

    28/07/2025 14:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy të akuzuarit për dhunimin seksual ndaj një gruaje të nacionalitetit shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë, Ivica Rajkoviq edhe Dragan Deniq, jane gjetur fajtorë dhe dënuar nga Gjykata e Prioshtinës në mungesë, të hënën më 28.07.2025.

    Gjykata, secilit veç e veç i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 viteve, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    “Të akuzuarit Dragan Deniq edhe Ivica Rajkoviq shpallen fajtor sepse si pjesëtarë të forcave polciore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë gjatë luftës në Kosovë në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, të përcaktuara në Konventat e Gjenevës të akuzuarit në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë tjerë të forcave policore me përdorim të dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore kanë kryer dhunimin seksual ndaj një gruaje të nacionalitetit shqiptar, ngjarje kjo e ndodhur rreth datave 23-25 maj 1999”– tha kryetari i trupit gjykues Rrahman Beqiri.

    “Me këtë kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje krime lufte kundër popullsisë civile”- tha tutje gjyqtari Beqiri.

    Ky aktgjykim është marrur në përbërje të trupit gjykues: Rrahman Beqiri (kryetar i trupit gjykues) edhe dy anëtarët Vesel Ismaili edhe Arben Hoti.

    Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

    Palët e pakënaqura kanë të drejtë Ankese kundër këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

    Seanca fillestare lidhur me këtë rast është mbajtur më 13.02.2025.

    Rajkoviq dhe Deniq janë duke u gjykuar në mungesë për këtë rast, pasi të njëjtit nuk janë arritur nga organet e rendit dhe sipas gjyqtarit, janë përdorur të gjitha mjetet për njoftimin e të njëjtëve për gjykimin ndaj tyre.

    Dosja e Prokurorisë

    Prokuroria Speciale, më 27.11.2023, ka ngritur Aktakuzë ndaj të pandehurve: Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq.

    Në Aktakuzë përshkruhet se si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë luftës në Kosovë, pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, më 24 mars 1999, në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, të përcaktuara në Konventat e Gjenevës të 12.08.1949, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullatës civile shqiptare në territorin e Komunës së Prishtinës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të këtij Njësiti, morën pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, plaçkitjen e tyre, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre, si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore kanë kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar.

    Siç thuhet në Aktakuzë, të pandehurit në bashkëkryerje me persona të tjerë të uniformuar dhe të armatosur kanë kryer veprën penale: “krimet e luftës kundër popullsisë civile”, nga Neni 142, lidhur me Nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si “krimet kundër njerëzimit”, nga Neni 143 Par.1 Nënpar. 1.6 dhe 1.7, lidhur me Nenin 31 të Kodit Penal të RKS.

    Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

    Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për “krime lufte” dhe për “krime kundër njerëzimit”, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

    Gjykimi i tij në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog, pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli, teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për “krime lufte”, gjatë konfliktit në Kosovë. Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës”.

    Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për “krime kundër njerëzimit”.

    Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës”.

    Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për “krime kundër njerëzimit”.

    Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për armëpushim

    Osmani reagon për krizën humanitare në Gaza: Vuajtjet e fëmijëve të pafajshëm duhet të marrin fund

    KQZ: Këta janë hapat që duhet të ndiqen për t’u regjistruar përmes platformës për votim nga jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale 2025

    Të Fundit

    Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për armëpushim

    Të akuzuarit për dhunimin seksual të një viktime shqiptare gjatë luftës dënohen me nga 15 vite burgim në mungesë

    Osmani reagon për krizën humanitare në Gaza: Vuajtjet e fëmijëve të pafajshëm duhet të marrin fund

    KQZ: Këta janë hapat që duhet të ndiqen për t’u regjistruar përmes platformës për votim nga jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale 2025

    Kryetari i OEK kërkon pezullimin e vendimit të ZRrE-së deri në shkurt 2026

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.