Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i drejtësisë Prek Kodra për ngritjen e 10 kapanoneve pa leje ne tokën që ajo e ka trashëguar nga të parët e saj.
Ky i fundit dyshohet se ka investuar për vendosjen në mënyrë të paligjshme të këtyre objekteve që përdoren për turizëm me qëllim përfitim monetar, por në letra rezulton emri i të moshuarës. Ndërkohë që ky biznes turistik i ngritur kundër ligjit, administrohet nga djali i saj.
Por kush është Prek Kodra?
Emri i tij doli te dosja ‘Metamorfoza’ me akuzë për disa ngjarje kriminal, ndërsa po ashtu dyshohet se kishte planifikuar edhe vrasjen e Albin Kurtit.
Më 26 Nëntor 2024, Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion lëshoi 21 masa sigurie në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare.
Mes personave që SPAK kërkonte ishte edhe Prekë Kodra nga Shkodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Plani për eliminimin e Kurtit u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.
Sipas të dhënave të policisë Kodra jetonte në Shkodër dhe vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ai është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Po ashtu ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016 dhe konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore