Këngëtarja Taylor Swift është shpallur miliardere nga gazeta e lajmeve të biznesit Bloomberg, si rezultat i albumeve të saj të riregjistruara, turneut mbarëbotëror “Eras” dhe filmit fitimprurës të koncerteve.
Pasuria neto aktuale e Swift është 1 miliard euro.
Katalogu i saj muzikor që nga viti 2019 ka vlerë rreth 378 milionë euro, shitjet e biletave dhe mallrave nga koncertet i kanë fituar asaj 350 milionë euro ndërsa transmetimet nga Spotify, YouTube dhe platforma të tjera vlejnë 113 milionë euro.
Të ardhurat nga shitjet e muzikës arrijnë në 75 milionë euro, ndërsa vlera e pesë pronave që ajo zotëron është 104 milionë euro, raporton Sky news.
Pasuria e saj mund të jetë shumë më e lartë, pasi analiza e saj bazohet vetëm në asetet dhe fitimet që mund të konfirmohen ose gjurmohen nga shifrat e zbuluara publikisht.