Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka ka shënuar gol për Baselin.
Baseli vazhdon të jetë në krizë të thellë të rezultateve, kurse të dielën pësoi 4:1 nga Servette në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Baseli në minutën e 18-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, ndërsa Xhaka shënoi për 1:0 në minutën e 21-të. Por më pas Servette shënoi katër gola për fitoren e thellë.
Xhaka e Leon Avdullahu u paraqitën në qendër të mesfushës te Baseli.
Kjo skuadër ka tubuar tetë pikë dhe ndodhet në në pozitën e fundit