Analisti Ismail Tasholli ka dhënë një teori interesante lidhur me qëndrimet e secilës parti politike ndër vite në Kosovë.
“Vetëvendosja po e mbron flamurin lara-lara, LDK-ja Bashkimin Kombëtar e PDK-ja pronën publike, kjo është atipizmi i partive politike që deri sot janë identifiku me pozicione krejt tjera,” ka thënë Tasholli.
Sa i përket politikës dhe publikut, sipas Tashollit shpeshherë Kosova e Shqipëria kanë instrumentalizuar njëra-tjetrin për të përquar mesazhe të brendshme ose të caktuara politike.
“Shpeshherë ata andej kufirit kur e kanë sulmuar zotin Rama për të njejtat veprime e kanë arsyetu dhe kursy zotrin Kurti ose anasjelltas këtu, ata që e kanë sulmu zotrin Kurti për të njëjtat arsye për të njejtat kritika e kanë kursy zotrin Rama kjo I bjen që ne deri diku e kemi përdor njëri tjetrin si vegël duke qenë që nuk e kemi jetuar përditshmërinë as administrative as politike të njeri tjetrit e këtu duhet të jemi të kujdeshëm në këto diskutime,” u shpreh Tasholli.
Sa i përket “Ftohjes e ngrohjes” me LDK-në, Tasholli thotë se sot njerëzit kryesor të partisë LDK nuk kanë marrë pjesë në konferencë për të bërë ndëgjime ndaj kryeministrit Rama.