Ismail Tasholli, analist, ka thënë në Pressing të T7 se Kurti “sikletin e ka vetveten e nuk e ka me Kosovën”.
Sipas, Tashollit Kurti “ka shkelur çdo parim të tij”, duke shtuar se “kalkulimi i tij i gabuar politike e ka krijuar kontekstin aktual në Veri”.
”Ne e dim që nuk ka asgjë parimore. Sepse ne e dim që të drejtën na paraqesin si vetë mjaftueshme dhe na rikthejnë te debati i legalitetit dhe legjitimitetit”, ka thënë Tasholli.
”Ai sikletin e ka vetveten dhe nuk e ka Kosovën, kjo po shihet qartë, sepse secilën politikë të tij militantët e tij mundohen ta paraqesin si parim”, vazhdon tutje Tasholli.
Më tutje, ai ka kritikuar Kurtin për mënyrën sesi e përdor sovranitetin, që sipas Tashollit është më i ndërlikuar.