Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e një bombole të Gjilanit te “Shadërvani i artarëve”.
Rasti kishte ndodhur dje rreth orës 10:49, teksa policia bën të ditur se viktima kur kishte hyr në depo kishte ndezur cigaren dhe kishte ndodhur shpërthimi i një bombole të gazit nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Po ashtu janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Është raportuar për një shpërthim në depon e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili kur kishte hyrë në depo kishte ndezur cigaren dhe kishte ndodhur shpërthimi i një bombole të gazit nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos. Nga shpërthimi lëndime të rënda trupor e ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor. Përveç lëndimit të viktimës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.