Hajriz Bajraj në “ZËRAT E LUFTËS”, prodhim i Gazetës Infokus, ka treguar se si serbët e varnë Haxhi Thaçin nga Buroja, duke menduar se kanë zënë babain e Hashim Thaçit.
Ai tregon se ata u vranë në sy të mijëra fëmijëve e grave që i kishin nisur për ti depërtuar në Shqipëri.
“Gra e fëmijë i kanë nisë për Shqipëri, tregojnë kur janë shku te Kastratë edhe shoqja jem o kanë aty me ta e shumë gra tjera, i kanë nalë aty edhe e kanë nxanë Haxhi Thaçin, kanë menu si e kanë nxanë babën e Hashim Thaçit, ai Haxhi po, por kushëri i tij tjetër. E kanë pushkatu vet të dytin, aty e kanë pas marrë një djalë të Halimit, Ujkanin po atë e lëshuan e ata dytë i pushkatun para fëmijëve. Tash me shku aty është për trishtim vendi, me mijëra plumba mbi kokat e fëmijëve, fëmijët ulun poshtë. Kur janë shku te lisat e Lutanëve u ka ra një granatë kolonës. Në atë kolonë aty është vra reja e dajës të shoqs tem. Fminë e ka pasë djalin ngryk, asaj ja prejti fytin gruas, fëmija u zhyt me gjak, edhe fminë e kapi e vjehrra vet edhe ajo met qaty e dekne”, kujton ngjarjet tragjike të saj dite Hajriz Bajraj nga Tërrnova e Skënderajt, i cili e pa me sytë e tij maskarën e Izbicës./Gazeta Infokus/