Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj në një prononcim për GazetënDemos ka folur mbi zhvillimet e fundit në vend, e të cilat kanë të bëjnë me tentimin e organizimit të referendumit serb në territorin e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se kjo tendencë e Serbisë ka pasur qëllim ndarjen e Kosovës.
Sipas tij, aletatët duhet të veprojnë shpejtë për ta përmbyllur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dy shtetet të bëjnë hapa para e jo mbrapa.
“Referendumi është thirrë për ndryshimet kushtetuese të Serbisë, dhe rrjedhimisht qytetarët serbë të Serbisë apo edhe shtetasit serbë jashtë territorit të Serbisë munden me e ushtru të drejtën e votës brenda territorit të shtetit serb, Kosova e ka kushtetutën e vet dhe sovranitetin e njohur ndërkombtarisht nga QUINT-i dhe ma shumë e konsideroi një tendencë të Beogradit që me e konsideru ndarjen e Kosovës si punë të kryer, Kosova dhe aleatët e saj duhet që sa më parë ta mbyllin dialogun me njohje reciproke pasi kështu hapen rrugët integruese europiane për të dyja shtetet”, ka deklaruar Haradinaj për Demos.
Në Kuvendin e Kosovës këtë të shtunë u bën bashkë tri partitë shqiptare ( LVV, LDK, AAK ) me përjashtim të PDK-së, që të miratojnë një rezolutë kundër këtij referendumi.
Me 76 vota pro u miratua edhe kjo rezolutë, e që ky bashkëpunim e unifikim i deputetëve të Kosovës sipas Daut Haradinajt është për çdo lavdatë.
“Deputetët sot dëshmuan se dijnë të dalin përtej dallimeve që kanë, kur vjen në pyetje sovraniteti dhe kushtetutshmëria e Republikës së Kosovës, andaj edhe i pergezoj”, ka përfunduar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Nga 77 deputetë në Kuvend, 76 kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë i cili Kosovë e që i cili do të mbahet këtë të diel në Serbi.
Miratimi i kësaj rezolute ka ardhur pas bashkërëndimit të pikave me Lidhjen Demokratike të Kosovës , AAK-në dhe Grupin multi-etnik.