Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, sot gjatë seancës në Kuvend, ka kritikuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas Pacollit, Kosova nuk mund të merret me çështjet klimatike pa mbështetjen e organizatave të jashtme, e sidomos OKB-së, ku kjo e fundit nuk është duke i dhënë qasje në fondet e saj Kosovës.
“OKB po e lë Kosovën mbrapa duke ia pamundësuar qasjen në fonde, Kosova nuk duhet të lihet mbrapa për ndryshimet klimatike. Nuk mund të merremi me çështje mjedisore pa mbështetje nga organizatat e huaja”.
Më 6 nëntor është mbajtur samiti i OKB-së, për klime COP27, ku kanë marrë pjesë më shumë se 120 vende.