Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës ka thënë se duhet të përgëzohet kryeministri Rama për paralajmërin që i bëri Serbisë për lirimin e policëve kosovarë, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë se Kurti po humbet kontrollin në veri ashtu siç humbi edhe mbështetjen e aleatëve tanë.
Tutje, ai kërkoi ndihmë nga Amerika duke thënë se kemi nevojë për juve sepse jemi 100 përqind pro SHBA-ve.
Postimi i plotë:
Kryeministrin Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob.
Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën.
I bëj thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm.
Amerikë kemi nevojë për ju!
Ne jemi 100 përqind pro