Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Taravari jep dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë

    15/05/2025 19:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Arben Taravari, ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë.

    Taravari këtë hap e kishte paralajmëruar një ditë më parë.

    “Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale”, deklaroi ai shkruan Alsat-M transmeton Klankosova.tv.

    Dorëheqja e tij, pasi të pranohet nga kryeministri, pritet të kalojë në procedurë në Kuvend.

    “Akoma nuk kemi asnjë informacion ose paralajmërim. Kur të marrim dorëheqjen me shkrim, atëherë sipas rregullores do të presim propozim nga Kryeministri që të konstatohet dorëheqja dhe më pas kalojmë në procedurën e caktimit të ministrit të ri. Flasim për situata hipotetike”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

    Pas konstatimit të dorëheqjes së Taravarit, VLEN është e bindur se pozitat që i kanë takuar ASH-së në ekzekutiv do të mbushen nga VLEN.
    Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, thotë se nuk është biseduar që VMRO-DPMNE-ja të marrë Shëndetësinë.

    “Fillimisht duhet ta konstatojmë dorëheqjen. Ajo që është e rëndësishme, të gjitha pozicionet që i ka Aleanca për Shqiptarët, do të mbeten në kuadër të VLEN-it. Do të bëjmë analizë, do t’i japim më të mirët dhe më të përgatiturit për ato pozicione”, u shpreh ai.

    Taravari një ditë më parë njoftoi dorëheqjen e tij, por siç tha për MIA, funksionarët e tjerë do të shkarkohen. Për Mexhitin kjo tregon se Taravari nuk është në një vijë me strukturat e partisë.

    “Kjo tregon që pjesa dërmuese brenda Aleancës për Shqiptarët që në themelim ka qenë antipod i BDI-së, nuk pajtohen me qëndrimin e kryetarit të partisë. Ka marrë rrugë të gabuar dhe është evidente që çdo ditë ka largime, ka paraqitje të mendimeve ndryshe nga funksionarë të ndryshëm. Kjo tregon që kryetari nuk është në vijë me anëtarësinë dhe me strukturat e partisë”, theksoi Mexhiti.

    ASH-ja në qeveri përfaqësohet me ministrin e Shëndetësisë, Zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë, zëvendësministrin e Bujqësisë dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes.

    Funksionarë të tjerë të eshalonëve më të ulëta pritet po ashtu të shkarkohen.

    Artikuj të ngjashëm

    Taravari reagon pas lirimit të ish-ushtarit të UÇK’së nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut

    Taravari: Mos abuzoni me rastin e presidentes Vjosa Osmani, lejoni autoritetet ta qartësojnë situatën

    Taravari pas takimit me Kurtin: Maqedonia e Veriut do të bëjë çmos që ta ndihmojë Kosovën

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.