“Talebanët do më vrisnin”, Presidenti i dorëhequr i Afganistanit: Isha i detyruar të largohesha

Presidenti i dorëhequr i Afganistanit, Afgan Ashraf Ghani ka folur për herë të parë që pas largimit të tij nga vendi.

Në fjalimin e tij, Ghani tha se ishte “i detyruar” të largohej nga Afganistani nga ekipi i tij i sigurisë sepse kishte një shans të madh që të kapej dhe të vritej, sipas BBC.

Ai tha se kur talebanët më vonë hynë në pallatin presidencial në Kabul, ata filluan ta kërkonin në dhoma.

Duke mohuar pretendimet se ai kishte marrë rreth 169 milion dollarë me vete kur u nis për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ai tha se “nuk i lejohej as të hiqte sandalet  dhe të vishte këpucët”.

Ai tha se kjo ishte për shkak të shpejtësisë me të cilën talebanët po përparonin dhe situata në vend po “përkeqësohej”.

Reklama