Pasagjerët në njërin prej autobusëve urban të kryeqytetit janë tmerruar nga një situatë jo e zakonshme që u ka ndodhur gjatë udhëtimit në rrugët e Prishtinës.
Në njërin prej rrethrrotullimeve të Prishtinës, dy taksistë kanë ndalur shoferin e autobusit ku edhe përplasen verbalisht.
Në videon që e ka siguruar GazetaDemos shihet se si i bërtasin dy qytetarë që sipas udhëtarëve kanë qenë taksistë shoferit të autobusit kinse sipas tyre për kyçje jo të rregullt në rreth.
Më e keqja është evituar nga kjo situatë, mirëpo pasagjerët janë ndjerë mjaftë të shqetësuar nga ky konflikt.