Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak.
Krahas tyre, këtij takimi i është bashkuar edhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Gjatë ditës, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pati një takim me dy emisarët ndërkombëtarë.
Kujtojmë se kjo vizitë e Escobar dhe Lajçak në Kosovë dhe takimet e tyre me liderët shtetëror, po ndodh pak ditë pas takimit në Bruksel mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.