Takimi i Ulutas me shefin e ushtrisë serbe në Beograd, KFOR: Pjesë e komunikimeve të rregullta, diskutime për shumë tema
KFOR ka thënë se takimi në Beograd i komandantit të këtij misioni, Ozkan Ulutas, me shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Milan Mojsilovic, është pjesë e komunikimeve të rregullta dhe transparente mes KFOR dhe ushtrisë serbe.
Në postim thuhet edhe se këto komunikime janë thelbësore për të nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të forcuar bashkëpunimin në trajtimin e zhvillimeve të sigurisë dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal, si dhe, po ashtu, janë shkëmbyer pikëpamje ‘’për shumë tema me interes të përbashkët’’.
‘’ Gjeneralmajor Ulutaş mirëpriti gjithashtu njoftimin e fundit për një stërvitje të përbashkët NATO-Serbi, e cila do të mbahet në Serbi në muajin maj. KFOR-i nuk do të ketë asnjë rol në të. Kjo stërvitje do të zhvillohet në respekt të plotë të politikës së shpallur të Serbisë për neutralitet ushtarak’’, thuhet mes tjerash në njoftim