Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Takimi i Rugovës me Adem Jasharin në Tiranë, Nura: Vetëm ia ka zgjatur dorën…

    06/03/2023 21:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Nura nuk e ka vlerësuar shumë pozitiv rolin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në fillet e para të UÇK-së, ndonëse, siç ka thënë ai, Rugova kishte pasur informacione të bollshme për Adem Jasharin dhe bashkëluftëarët e tij. Nura e ka shpjeguar edhe një moment të vjetër ku Rugova e Jashari  shihen së bashke brenda një fotografie.

    Ai ka deklaruar në emisionin Pressing  të T7, se Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij ishin në komunikim të përjavshëm me përfaqësine e Kosovës në Tiranë.

    “Ai ka pasur informacione për sulmet, përmes Bujar Bukoshit, përmes Lidhjes Demokratike. Ne kemi pasur kontakte thuaja të përjavshme me zyrën, përfaqësinë e Kosovës në Tiranë. Në atë kohë, kujtoj ka qenë Ali Aliu, por si kemi shkuar ne ai ka ecë dhe ka ardhur Mehmet Kraja. Ibrahim Rugova ka pasur informacione kush është akter i kryerjes së sulmeve ndaj forcave serbe”, ka deklaruari.

    Fotografia që ishte realizuar në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, ku shiheshin Rugova dhe Jashari, sipas Nurës është bërë në rrethana spontante.

    “Ajo fotografi është realizuar në Rinas. Ne kemi qenë bashkë me Ademin në përfaqësinë e Kosovës, por na kanë thënë po vjen dhe duhet me shku dikush me pritë edhe i thanë a po vjen… hajde më thanë edhe mu dhe thashë jo se po bëhemi kallaballëk dhe shkoi Ademi”, ka thënë ai.

    Nura ka thënë se mes Rugovës e Jasharit kishte ndodhur vetëm një zgjatje dore, dhe se nuk kishte ndonjë komunikim e aq më pak diskutim.

    “Përmes kontaktit me zgjatje dore, një përshëndetje kështu nuk ka pasë deri në 1994. Aty nuk ka pasur kontakt përvec përshëndetjes dhe fotografisë. Me Bujar Bukoshin pa pasur kontakte, ka pasur diskutim, me Rugovën ka pasur zgjatje duarsh dhe përshëndetje,  joë më shumë”, ka deklaruar ai. 

    Artikuj të ngjashëm

    Ia larguan foton e Adem Jasharit dhe flamurin nga zyra, ish-ushtari lë Policinë e Kosovës pas 25 viteve

    Mbesa e Presidentit Ibrahim Rugova shkëlqen në mbrëmjen e maturës

    Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

    Të Fundit

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Egli vishet me dimija e jelek, a bën për nuse në Pavlan?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.