Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.
Ajo është shprehur se Kurti është në kërkim të shpëtimit të vet nga dështimet përmes zgjedhjeve.
“Kurti në kërkim të shpëtimit të vet nga dështimet përmes zgjedhjeve, por jo në shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian”, ka shkruar ajo.