Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Tajvani goditet nga një tajfun i fuqishëm, mbyllën shkollat dhe bizneset

    04/09/2023 13:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më shumë se 30.000 shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike pasi tajfuni Haikui goditi pjesën jugore dhe lindore të ishullit.

    Si pasojë e stuhisë u mbyllën shkollat dhe bizneset, ndërkaq u anuluan pothuajse të gjitha fluturimet.

    Ky ishte tajfuni i parë që goditi drejtpërdrejt Tajvanin në katër vjet. Haiku goditi pjesën malore të ishullit një juglindje, para se të nisej të dielën drejt jugut.

    Stuhia la pa energji elektrike mbi 240.000 amvisëri, por autoritetet thanë të hënën se mbi 34.000 shtëpi vazhdojnë të mos kenë rrymë, shumica e të cilave gjenden në qarkun lindor të Taitungut.

    Shkollat u mbyllën në jug, lindje dhe në Tajvanin qendror, teksa kryeqyteti, Taipei, u godit nga reshje shiu dhe erëra.

    Autoritetet raportuan se pesë persona janë lënduar nga tajfuni, ndërkaq ende nuk është konfirmuar nëse një person i vdekur, që u gjet buzë një rruge në Taitung, vdiq si pasojë e stuhisë.

    Tajvani po ashtu anuloi 208 fluturime brenda vendit dhe autoritetet lejuan vetëm disa fluturime të zhvilloheshin. Ndërkaq, 23 fluturime ndërkombëtare u anuluan, tha Administrata e Aeronautikës Civile, transmeton Telegrafi

    Haikui është më i dobët se tajfuni Saola, që goditi Hong Kongun dhe jugun e Kinës të shtunën.

    Artikuj të ngjashëm

    Zv/ministri i Jashtëm njofton: Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Tajvan pa viza

    Nënkryetarja e Prishtinës pretendon të realizohet mësimi tërëditor në gjitha shkollat e ciklit 1 deri 5

    Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.