LajmeZgjedhjet 2025

 Tahiri viziton kompaninë “Ciao Berto” në Vushtrri: Shembull suksesi që na jep forcë për fitoren

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar sot kompaninë “Ciao Berto”.

Tahiri u prit nga familja Krasniqi, themeluesit e kompanisë, të cilët e informuan për të arriturat e tyre të fundit, përfshirë suksesin e madh në tregun amerikan, ku tashmë eksportohen mbi 80% e produkteve të “Ciao Berto”.

“Vizituam sot kompaninë Ciao Berto, brendin e njohur tashmë botëror nga Vushtrria. 

Familja Krasniqi kanë arritur të eksportojnë në SHBA 🇺🇸 ku 80% e produkteve të kësaj kompanie tani eksportohen. 

Mbeshtetja e tyre forcë për fitoren tonë!”, shkroi Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button