Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK’së ka thënë se vendimi për shkarkimin e Bordit të RTK’së, është politik.
Tahiri tha se ka një diskrepancë në mes raportit që kanë marr dhe punës së mirë që bëhet në RTK.
“Raporti nuk e ka pasqyruar atë që unë e di se çfarë bënë RTK. Ky shkarkim është puro politik, është i njëanshëm nuk ka të bëjë asgjë me vlerësimin e një organi siç është Bordi, ka të bëjë me një vendim që të vendoset një Bord tjetër i cili i shërben qeverisë dhe jo publikut”, tha Tahiri.