Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka deklaruar se është kontaktuar nga zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Tahiri ka thënë se për të marrë detyra në dialog ka kërkuar që të jetë kryenegociatore dhe zëvendëskryeministre.
Por, këto dy kërkesa të shtruara si kushte ndaj kryeministrit Albin Kurti, nuk u plotësuan.
“Më kanë kontaktuar dikush nga zyra e Bislimit… Bislimit i thashë nuk e jap autorësinë. Indirekt Kurti ma ka dërguar dikë. Për Kosovën jam çdoherë e gatshme. I thashë po, kryenegociatore, zëvendëskryeministre, nëse është i gatshëm për këto dyja e marr dialogun. Dialogu është punë e rëndë që e kam kaluar unë dhe të tjerët, prandaj oferta për mua nuk ka qenë një gëzim, ia dhashë kushtet nuk pati plotësim. Jam lidere historike, nuk marr detyra në dialog me qenë me armikun e mos të kem pushtet… Kjo është arsyeja”, tha ajo.