Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri: Stafi politik i Ministrisë së Drejtësisë janë të padijshëm, pushteti i Kurtit nuk arriti ta kapë KPK-në

    25/03/2023 13:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar Ministrinë e Drejtësisë për padituri.

    Në një konferencë për media, ai ka thënë se të gjitha iniciativat e kësaj ministri po kontestohen në gjykata.

    Sipas tij, kjo ministri është e mbipopulluar me staf politik të padijshëm.

    “Çka me thane për Albulenën, atë sa herë të dërgojmë në gjykatë, si të rregullta dhe si kushtetuese ne e fitojmë rastin. Fatkeqësisht, Ministria e Drejtësisë është e mbipopulluar prej një stafi politik të cilëve u ka dhënë mandat Albin Kurti dhe janë të padijshëm. Pra, të gjitha iniciativat e tyre tashmë nuk prodhojnë asgjë. Ose janë në kundërshtim me kushtetutën ose janë të dobëta që nuk arrijnë me pas efekt për qytetarët”, ka thënë Tahiri.

    Ai ka thënë se Ligji për Këshillin Prokurorial, i cili dje është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, ishte kundërshtuar edhe nga ndërkombëtaret.

    “Ky ligj ka marrë goditje të madhe edhe nga partnerët tanë ndërkombëtar, nga BE-ja, nga ambasada e SHBA-së, si një ligj që nuk duhet të procedohet me tute, sepse është një ligj që e cenon pavarësinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Pra, ky ligj nuk e ka pasur përkrahjen as të partnereve tanë”, ka thënë Tahiri.

    Ai ka deklaruar se dje ka dështuar edhe një përpjekje e Kurtit për ta futur nën kthetra KPK-në.

    “Kemi pasur një debat jashtëzakonisht të gjatë dhe kemi kërkuar nga ministrja e Drejtësisë dhe kryeministri që ky projektligj të tërhiqet sepse si i tillë padyshim që nuk i përmbush standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe nuk mund të kalojë. Mbrëmë Kushtetuesja ka bërë publike që këtë ligj e ka nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës e Kosovës, gjë që është lajm shumë i mirë për drejtësinë në Kosovë që pushteti i madh i Albin Kurtit nuk arriti ta vendosë nën kthetra edhe një institucion kaq të rëndësishëm siç është KPK-ja”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    PDK do t’i dërgojë në Kushtetuese 20 ligje

    “200 mijë euro grante për familjarë”, përplasje mes Fitore Pacollit dhe Abelard Tahirit në Kuvend

    Tahiri kërkon nga AKI-ja që të bëjë kallëzim penal ndaj Rilind Gërvallës

    Të Fundit

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.